‘Ballistët’ skuqin Strumicën me flamuj kuqezi, fyhen shqiptarët

Futboll

‘Ballistët’ skuqin Strumicën me flamuj kuqezi, fyhen shqiptarët

Më: 17 maj 2017 Në ora: 19:23
Pamje nga ndeshja e sotme

“Lajm” njofton se stadiumi Mlladost në Strumicë është skuqur me flamuj kuqezi nga ana e tifozëve Ballistët, të skuadrës së Shkëndijës, të cilët me vonesë kanë hyrë në stadium për shkak të pengesave të shumta gjatë rrugëtimit të tyre për në Strumicë. Ballistët në stadium kanë hyrë në fundin e pjesës së parë.

Në anën tjetër tifozët e Pelisterit, Ckembari i janë kundërpërgjigjur tifozëve të Shkëndijës me brohoritje antishqiptare. Ndeshja është ndërprerë rreth 20 minuta. Për shkak të situatës së krijuar arbitri kryesor Aleksandar Stavrev kishte dërguar lojtarët e të dyja ekipeve në zhveshtore, ndërsa pas qetësimit të situatës ndeshja ka vazhduar. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 0:0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat