Bunjaku tallet: Selmani, bartës i listës së PFK-së (partia e futbollistëve të Kosovës)!

Futboll

Bunjaku tallet: Selmani, bartës i listës së PFK-së (partia e futbollistëve të Kosovës)!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 maj 2017 Në ora: 12:07
Bunjaku

Ish-futbollisti i Dritës nga Gjilani dhe ish-gjyqtari i futbollit, Nexhmedin Bunjaku, i revanshohet në formë humori apo tallet keq me trajnerin Agron Selmani. Pra, ditë më parë Selmani kishte postuar një listë në formë talljeje, duke shkruar se Nexhmedin Bunjaku do të jetë kryetar Kuvendi, pra duke e projektuar kabinetin qeveritar të sportistëve!  “Trajneri i mirënjohur ferizajas i futbollit, si kryetar i partisë më të re PFK, me shumicë votash është propozuar bartës i listës së kësaj partie pasi që premtoi se do ta kapërcej pragun pa prek dhe nuk kishte kundërkandidat, për zgjedhjet që do të mbahen.

Kryetari i PFK, premtoi se do të kërkojë nga klubet që përveç numrave të identifikimit në fanella të futbollistëve, të njëjtin numër të shënojnë edhe në ballë të futbollistit, kështu do e kenë më lehtë gjyqtarët të identifikojnë futbollistët.

Premtimi tjetër i kryetarit të PFK ishte që, do të kërkojë nga federata që çdo delegat i ndeshjes është i obliguar të bartë kapelë dhe dy palë syza, njërën pal për t’u mbrojtur nga dielli, kurse tjetrën pal për të parë më mirë se çka po shënon në proces (protokoll), kryetari mendon se bartja e kravatës nga delegatët nuk do të jetë e obliguar pasi që tek ne bën shumë nxehtë.

Kryetari premtoi se në federate nuk do ketë me tavolina pune dhe fotele, por vet[m tavolina p[r koktej, dhe hyrja n[ federate do jetë me pagesë.

Kryetari premtoi se do e ngrisë aq lartë përfaqësuesen sa që menjëherë pas zgjedhjes së tij, do zhvillon ndeshjet kundër Amazonës, Tanguzis etj. dhe do ngritemi për 175 pozita në ranglistën e FIFA-s.

Kryetari premtoi se ka edhe shumë e shume ide, programe zhvillimore, strategji etj. por këto të gjitha do i mban top sekret deri pasi ti fitojë zgjedhjet.

Elektorat i nderuar, bëni lutje që ky kryetar mos ti bie pishman e të tërhiqet sepse do ishte zezdita për futbollin tonë, do mbetemi pa e pa Amazonën dhe Tanguzin, do shiten livadhet dhe nuk ka me ku të ndërtohen stadiumet, federata do shpërngulet nga aty ku është dhe do vendoset në ndërtesën e Qeverisë, e shumë katastrofa do ti ndodhin futbollit tonë.

Përkrahja juaj, suksesi i PFK -s dhe kryetarit të përjetshëm të saj.

Shihemi tek kutit e votimit.

I juaji kryetar i përjetshëm, ac, prof, dr, mg,i ng, doc, Agron Selmani”, tallet Bunjaku me Selmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat