Benzema krahason Mbappen me yllin e Barcelonës

Futboll

Benzema krahason Mbappen me yllin e Barcelonës

Më: 18 maj 2017 Në ora: 19:40
Kylian Mbappe

Sulmuesi i Real Madridit ka mbetur i mahnitur nga bashkëkombësi i tij.

Kylian Mbappe ka qenë zbulimi i këtij sezoni në Evropë, pasi që me vetëm 18 vite mbi supe ai ishte protagonist në sukseset e Monacos këtë sezon, ku skuadra nga principata arriti edhe të shpallet kampione e Francës.

Sipas Karim Benzemas, Mbappe ngjason shumë me Neymarin dhe pret nga ai që në një të ardhme të afërt të shndërrohet në një super yll.

“Ajo çfarë Mbappe po bën në Ligue 1 dhe ka bërë në Ligën e Kampionëve është e jashtëzakonshme”, ka deklaruar Benzema.

“Lojtari i fundit që dukej i mirë në këtë nivel ishte Neymar. Ai është një fenomen, për moshën e tij, por ai duhet t’i vendosë vetes synime afatgjata, pasi që në fillim superlativat vijnë shpejtë”, ka përfunduar francezi.

Për Mbappen janë duke u interesuar skuadrat më të mëdha evropiane, me në krye Real Madridin, që është i gatshëm të paguajë 100 milionë për ta transferuar talentin në Santiago Bernabeu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat