Ish sulmuesi i Barças: Shpresoj të shënojë ndaj Realit dhe Barcelona ta fitoj titullin në La Liga

Futboll

Ish sulmuesi i Barças: Shpresoj të shënojë ndaj Realit dhe Barcelona ta fitoj titullin në La Liga

Më: 19 maj 2017 Në ora: 02:52
Sandro Ramirez

Sandro Ramirez do të jetë një nga protagonistët e xhiros së fundit të La Ligas.

Sulmuesi i Malagas, Sandro ka premtuar se do të mundohet të shënojë gol kundër Real Madridit.

Në këtë formë dëshiron ta ndihmojë ish-skuadrën, Barcelonën në fitimin e titullit të kampionit.

“Uroj që të ishte një ditë ëndrrash, unë i detyrohem gjithçka Barçës. Nëse shënoj dhe shpresoj të fitojë titullin Barcelona”, tha ai për mediat spanjolle.

Kujtojmë se Reali në xhiron e fundit do të takohet me Malagan dhe në rast se humb dhe Barcelona triumfon kundër Eibarit, atëherë katalonasit do të shpallen kampion të ligës elitare spanjolle, ndryshe madrilenëve i duhet vetëm një pik për tu shpallur kampion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat