Reali, dy ndeshje për të shkruar historinë

Futboll

Reali, dy ndeshje për të shkruar historinë

Më: 19 maj 2017 Në ora: 10:45
Real Madrid

Skuadra e Real Madrid është duke bërë një sezon madhështor pasi janë një hap larg fitimit të titullit kampion në Spanjë dhe kanë arritur finalen e Champions përballë skuadrës së Juventusit. Galaktikët janë pranë historisë për të fituat dy trofe mjaft të rëndësishëm. Fitorja ndaj Celta Vigo, ndeshje e prapambetur i dha një avantazh të madh skuadrës madrilene për t’u afruar me titullin si asnjëherë më parë në këtë sezon.

Situata në kampion e galaktikave është shumë optimiste dhe një ndër lojtarët kryesorë në këtë sezon, Isco shprehet se në ndeshjen ndaj Malaga Realin synon fitoren edhe pse do ti mjaftonte vetëm një barazim për tu shpallur kampion në La Liga. Për spanjollin, Malaga ka qenë klubi ku ai është aktivizuar para se të transferohej në “Santiago Bernabeu”.

“Tashmë kemi një tjetër finale në ‘La Roselada’, dhe do të jetë një ndeshje e vështirë. Jemi tepër të motivuar dhe teksa një barazim do të ishte i mjaftueshëm, do të shkojmë aty për fitore. Sa herë që rikthehem në shtëpi është një rast i veçantë dhe këtë herë kemi mundësi të fitojmë titullin, diçka që s’e kam fituar kurrë. Puna e madhe e bërë nga Zidane për sa i përket rotacionit na ka vënë në pozicion të favorshëm dhe luftojmë për dopietën”, është shprehur Isco. Skuadra e Malaga po kalon një moment fantastik pasi në ndeshjet e fundit ka arritur fitore të mëdha duke mposhtur Sevillan, Barcelonën, Malagan e Celta Vigon.

Kjo padyshim që i ka vendosur në presion skuadrën e Zinedine Zidane të cilët nuk duan kurrsesi që titulli kampion ta humbasin në ndeshjen e fundit. Në mediat spanjolle flitet dhe për një tolerim të vendasve ndaj galaktikëve pasi në transferimin e Isco te Reali përfshihet një klauzolë që nëse lojtari fiton titullin e La Liga, Malagas i kalojnë një milionë euro.

Kjo ka ngjallur mjaft reagime të ndryshme në spanjë. Një ditë më parë te skuadra e Barcelonës, Iniesta theksoi se kur Malaga na mundi ne, pse nuk mund të mundë dhe Realin. Gjithsesi duhet të presim ditën e diel për të mësuar nëse kampion i sezonit 2016-2017-të do të shpallet Reali apo Barcelona. Skuadra e Zidanit është finaliste dhe në Champions përballë Juventusit. Nëse galaktikët fitojnë këtë sezon kupën me “veshë të mëdhenj” atëherë do të bëheshin skuadra e parë në histori që e fiton në dy vite rresht këtë trofe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat