Lahm dhe Alonso sot luajnë ndeshjen e fundit në karrierë

Futboll

Lahm dhe Alonso sot luajnë ndeshjen e fundit në karrierë

Më: 20 maj 2017 Në ora: 14:02
Philipp Lahm dhe Xabi Alonso

Dy futbollistët e mëdhenj Philipp Lahm dhe Xabi Aloso sot në fanellën e Bayern do të luajnë ndeshjen e fundit në karrierë dhe do të shkojnë në pensionin e merituar.

Dyshja legjendare do të përshëndetet në ndeshen kundër Freiburg, i cili për bavarezët është i parëndësishëm pasi tashmë kanë siguruar titullin e kampionit të Gjermanisë.

Lahm (33) për fanellën e Bayern deri tash ka luajtur 516 ndeshje.

Mijëra tifozë përveç Lahm, do të përshëndetin edhe  Xabi Alonso, i cili në moshën 35-vjeçare do t’i japë fund karrierës gjatë të cilës ka fituar 17 trofe.  

Ai trofeun e parë e kishte fituar në Ligën e Kampionëve me Liverpulin në vitin 2005, ndërsa me Realin dhe përfaqësuesen spanjolle fitoi të gjitha ato që mundi dhe erdhi në Bayern me të cilin fitoi edhe pesë trofe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat