Hyka shënon golin më të bukur në karrierë

Futboll

Hyka shënon golin më të bukur në karrierë

Më: 21 maj 2017 Në ora: 09:44
Jahmir Hyka

Jahmir Hyka po vazhdon me paraqitje fantastike në San Jose, kua ka shënuar golin e fitores ndaj Dallas në udhëtim

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Jahmir Hyka po vazhdon të tregojë paraqitje të mira në MLS, ku këtë vit u transferua në Saj Jose.

Hyka mbrëmë ka treguar paraqitje fantastike ndaj Dallas, ku edhe shënoi golin e vetëm dhe të fitores në minutën e 81’.

Ky gol i Hykës i ndihmojë San Jose që të ngritët në pozitën e katërt me 19 pikë, aq sa kanë edhe Dallas e Huston në pozitat tre dhe katër dhe me tre pikë më pak se sa Kansas City në vendin e parë në Konferencën Përendimore.

Kujtojmë se ky ishte goli i tretë i Hykës këtë sezon, ku ka dhuruar edhe një asistim. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat