Ronaldo nuk bën pjesë në formacionin më të mirë

Futboll

Ronaldo nuk bën pjesë në formacionin më të mirë

Më: 22 maj 2017 Në ora: 16:51
Ilustrim

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, nuk bën pjesë në formacionin më të mirë të sezonit në top pesë ligat evropiane, të zgjedhur nga “Goal.com”.

Para Ronaldos në sulm kanë zënë vend, talenti i ri i Monacos, Kylian Mbappe dhe ai i Arsenalit, Alexis Sanchez, ku bashkë me ta në fazën ofensivë është Lionel Messi.

Chelsea dhe Monaco janë skuadrat e vetme me nga dy lojtarë në këtë formacion, Reali, Barcelona, Bayern Munich, Arsenal, Juventus, Atletico e Atalanta kanë nga një lojtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat