Navas këmbëngul se dëshiron të qëndrojë në ‘Bernabeu

Futboll

Navas këmbëngul se dëshiron të qëndrojë në ‘Bernabeu

Më: 23 maj 2017 Në ora: 11:38
Keylor Navas

Portieri i Real Madridit, Keylor Navas këmbëngul se dëshiron të qëndrojë në ‘Bernabeu’.

Pas fitimit te titullit në La Ligë, Keylor e bëri të qartë se preferenca e tij është të qëndrojë tek ‘Los Blancos’, pavarësisht pretendimeve të David de Gea-s për t’u transferuat tek kampionët e rinj të Spanjës.

“Unë nuk kam ndërmend të shkoj, kam edhe tre vjet në kontratën time. Do të vij në sezonin e ardhshëm më qëllime te qarta, të vazhdoj të punoj për të bërë gjëra edhe më të mira”, tha Navas.

“Unë nuk e kam asnjë problem më konkurrencën, siç e kam bërë gjithmonë”, tha Navas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat