Liverpooli ia hap dyert Casillasit

Futboll

Liverpooli ia hap dyert Casillasit

Më: 23 maj 2017 Në ora: 12:42
Iker Casillas

Liverpooli gjatë verës pritet të shpenzojnë rreth 100 milionë funte në blerjen e lojtarëve gjatë afat kalimtar të verës.

Mbrojtësi i Southamptonit, Virgil van Dijk, është një nga lojtarët që tashmë e disa kohë Reds janë duke e ndjekur, ndërsa kartoni i tij kushton 50 milionë funte. Pastaj në listë janë edhe Mohamed Salah i Romës, Nably Keita i Red Bull Leipzig dhe Christian Pulisic i Borussia Dortmund.

Por, sipas The Telegraph,  Liverpooli ka shfaqur interesim edhe Kylian Mbappes e Monacos.

Ndërsa së fundmi sipas AS, Edhe Iker Casillas mund t’i bashkohet Liverpoolit.

Spanjolli 36-vjeçar me shumë mundësi do të largohet nga Porto gjatë verës dhe si lojtar i lirë, Reds tashmë ia kanë hapur dyert.

Për Casillas ka oferta edhe nga Kina dhe Turqia.

Për Alex Oxlade-Chamberlain, tashmë e disa kohë skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp janë favorit, ndërsa çmimi i tij është 20 milionë funte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat