Skifterat: Lutjet tona për Arbnor Morinën

Futboll

Skifterat: Lutjet tona për Arbnor Morinën

Nga: Kemajl Goca Më: 23 maj 2017 Në ora: 12:49
Arbnor Morina

Ish-futbollisti i mirënjohur i gjeneratës së artë të Prishtinës, Arbnor Morina, aktualisht kryetrajner i FC Gjilanit, do t’i nënshtrohet operimit. Tifozët më të zjarrtë ‘Skifterat’ e FC Gjilanit, luten që ai të shërohet sa më shpejt e t’i kthehet zejes së trajnerit. “Lutjet tona sot janë të drejtuara për shëndetin e Arbnor Morina i cili sot hyn ne operim për shkak te problemeve shëndetësore.

Jemi te lumtur që të kemi mes nesh.
Kontributi yt për klubin tonë dhe sportin kosovar në përgjithësi është i madh dhe i pamohueshëm.
Përveç që je një profesor i shkëlqyer, je edhe një njeri shumë i mirë, një shok dhe njl lider i pakrahasueshëm.

Skifterat sot janl me ty për të mbështetur që të kalosh edhe këtë sfidë dhe të kthehesh sa më shpejt për të vazhduar së bashku drejt sukseseve të reja”, thuhet nga tifozët ‘Skifterat’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat