Man. United, Fellaini dyshimi i vetëm ndaj Ajax

Futboll

Man. United, Fellaini dyshimi i vetëm ndaj Ajax

Më: 23 maj 2017 Në ora: 13:11
Fellaini

Fellaini dyshimi i vetëm për Jose Mourinhon përpara finales së Europa League. Kur kanë mbetur vetëm orë nga mbrëmja e magjishme e Stohkolmit, “Djajtë e Kuq” janë duke përgatitur detajet e fundit për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Përvec mungesave tashmë të konfirmuara sic është ajo e Zlatan Ibrahimovic, e mbrojtësit Bailly, i cili u ndëshkua me karton të kuq në gjysëm finalen e kthimit përballë Celta Vigos dhe të Marcos Rojo, i cili është i dëmtuar, dilema e vetme për teknikun portugez është gjëndja fizike e mesfushorit belg Fellaini, i cili u dëmtua në sfidën kundër Southmapton dhe ende nuk ka një konfirmim nëse do të jetë apo jo i gatshëm të aktivizohet në sfidën përballë Ajax-it.

Chris Smalling gjithashtu ka ndjerë shqetësime, por për mbrojtësit siutata nuk duket shqetësuese. Përsa i përket pjesës tjetër të ekipit disa nga elementët më të rëndësishëm që kanë “Djajtë e Kuq” do të jenë  të gatshëm për Special One. Pol Pogba, Ander Herrera, Marcus Rashford dhe Mkhitaryan do të jenë disa nga shtyllat ku portugezi do të mbështetet për të arritur suksesin e shumë pritur. Ndërkohë nga ana tjetër ish-poriteri i Man.United, sot shefi egzekutiv i Ajax, Edëin Van Der Sar i cili në të kaluarën e tij ka qënë pjesë e të dy ekipeve është shprehur se  shpreson fort që Ajaxi ta fitojë këtë finale të madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat