Atl. Madrid, kontratë disa-vjeçare Koke-s

Futboll

Atl. Madrid, kontratë disa-vjeçare Koke-s

Më: 23 maj 2017 Në ora: 13:26
Koke

Koke te Atletico Madrid edhe për disa vite të tjera. Të paktën kjo është dëshira e “Los Colchoneros”, që dëshirojnë të “blindojnë” mesfushorin, i cili ka kontratë deri në vitin 2019. Te madrilenët janë shumë të kënaqur me 25-vjeçarin dhe për këtë arsye synojnë t’i ofrojnë një marrëveshje afatgjatë lojtarit të tyre.

Sigurisht që në kontratën e re do të përfshihet një rritje e konsiderueshme e pagës si dhe një klauzolë më e lartë largimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat