Përkundër lëndimeve, Besfort Kolgeci rinovon kontratën me klubin gjerman

Futboll

Përkundër lëndimeve, Besfort Kolgeci rinovon kontratën me klubin gjerman

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 23 maj 2017 Në ora: 17:46
Besfort Kolgeci rinovon kontratën me klubin gjerman

Panteleimon Panourgias, Jonas Wand dhe Besfort Kolgeci zgjatën kontratën me “luanët” për U23.  Panourgias dhe Wand nënshkruajtën për dy vjet, Kolgeci për një vjet, shkruan faqja zyrtare e klubit eintracht.com. Kapiteni i U19 Panteleimon Panourgias erdhi në Eintracht nga klubi grek AEK Athen në shkurt 2016. Ai ka luajtur edhe për Greqi U21.

Mbrojtësi i majtë Jonas Wand në klubin gjerman është nga 2012 nga të cilët prej 34 ndeshjeve ka shënuar një gol.

Mbrojtësi i qendrës Besfort Kolgeci erdhi verë 2013 nga SC Langenhagen drejt Oker. Në ligën B të Bundesligës për të rinjtë ai është aktivizuar 38 ndeshje, ku ka shënuar vetëm një gol. Në 37 aktivizimet për ligën A të Bundesligës për të rinjtë Veri/Verilindje ka shënuar tre gola. Kolgeci ka luajtur edhe për Kombëtaren U19, por një dëmtim i rëndë muskular gjatë pushimit dimëror nuk i ka mundësuar të aktivizohet. Momentalisht ai stërvitet për t'ju kthyer fushave të blerta../Bota sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat