Perez: Reali do ta lë shpirtin në fushë për ta fituar Ligën e Kampionëve

Futboll

Perez: Reali do ta lë shpirtin në fushë për ta fituar Ligën e Kampionëve

Më: 23 maj 2017 Në ora: 19:11
Zinedine Zidane dhe Florentino Perez

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, thotë se Los Blancos do ta lënë shpirtin në fushë në finale të Ligës së Kampionëve.

Mbretërit luajnë kundër Juventusit në finalen e 3 qershorit në Cardiff dhe ata mund të bëhen skuadra e parë qe e fiton dy vite radhazi trofeun në formatin aktual.

“E kemi finalen më 3 qershor. Nuk do të jetë lehtë, mirëpo do t’i japim shpirtrat tanë deri në sekondën e fundit për të fituar”.

“Kjo skuadër tashmë e ka dëshmuar vlerën që ka dhe ëndrra jonë është që të kthehemi këtu më 4 qershor dhe të festojmë sërish”, ka deklaruar Perez në një konferencë për shtyp.

Ai njëherësh e ka lëvduar edhe trajnerin e Realit, Zinedine Zidane.

Sido që të jetë, fitorja ndaj Juventusit është detyrë e vështirë për kampioni në fuqi të Ligës së Kampionëve, duke qenë se Bianconerët nuk e kanë humbur asnjë ndeshje këtë edicion në garën më të madhe të klubeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat