FFK, a je gjallë, Zvezda erdh e shkoi e na quajti krahinë jugore e Serbisë!

Futboll

FFK, a je gjallë, Zvezda erdh e shkoi e na quajti krahinë jugore e Serbisë!

Nga: Kemajl Goca Më: 23 maj 2017 Në ora: 19:30
Pamje nga stadiumi në Graçanicë

Turp, turp, turp, nëse dikush iu ka dhënë leje Cërvena Zvezdës nga Beogradi që të futet në territorin e Republikës së Kosovës.  Është thënë se Federata e Futbollit e Kosovës, i ka dhënë leje Zvezdës, edhe pse asnjëherë nuk është bërë e ditur ajo leje e famshme me letër. A e meritojmë si shtet, që në vendin tonë të futet një klub siç është Cërvena Zvezda dhe të bëjë skandale në stadiumin ‘Dragan Xhajiç” në Graçanicë, ku tifozët brohoritën Kosova është Serbi dhe në faqen e klubi serb shkruajnë se kanë luajtur në Krahinë Jugore të Serbisë apo në Kosovo i Metohiju.

“Për herë të tretë në krahinën jugore të Serbisë ku ju bënë pritje fenomenale delegacionit te ekipit me qindra simpatizant me këngë ekipi të Zvezdës  dhe treguan se sa është e rëndësishme vizita e ekipit më me së shumti trofe”, shkruhet mes të tjera në faqen e klubit serb. Nuk është hera e parë që ky klub famëkeq që luan në Kosovë, por e treta radhazi dhe gjithmonë me provokime. Kjo është e turpshme. FFK, a je gjallë? A duhet të reagosh me këtë rast në instancat më të larta të futbollit evropian, UEFA . FFK, jemi të pranuar në UEFA e FIFA! FFK, Zvezda erdh e shkoi e na quajti krahinë jugore e Serbisë!  Është e çuditshme se si lejohet një klub i tillë në territorin tonë kur njihen qëndrimet e tyre.  Kjo është e pafalshme! FFK, trego veten, protesto ashpër në mekanizmat e lart ndërkombëtar, sepse tash je pjesë e barabartë si të gjitha federatat e shteteve tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat