Pepe do ta presë Realin për të ardhmen

Futboll

Pepe do ta presë Realin për të ardhmen

Më: 24 maj 2017 Në ora: 06:30
Pepe

Pepe ka konfirmuar se ai do ta presë Realin deri në momentin e fundit për të vendosur për të ardhmen e tij.

Portugezi ka një kontratë që i skadon me skuadrën mbretërore në qershor dhe ai është lidhur tashmë me kalime te shumë klube.

“Finalja është më 3 qershor, kurse unë kam kontratë deri më 30 qershor”.

“Siç kam thënë gjithmonë, unë do të pres Realin deri në momentin e fundit”.

“Jam i lumtur që jam 100 për qind në gjendje që të luaj në në finalen e Ligës së Kampionëve në Cardiff”, u shpreh Pepe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat