Zidane, Perezit: Mos e shit Kovaçiçin

Futboll

Zidane, Perezit: Mos e shit Kovaçiçin

Më: 24 maj 2017 Në ora: 09:11
Zinedine Zidane dhe Mateo Kovaçiç

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është i vendosur të mos e humbas Mateo Kovaçiçin këtë verë.

Kroati kërkohet nga AC Milan, por sipas mediave spanjolle, tekniku francez nuk dëshiron ta shes lojtarin.

Zidane ia ka bërë të qartë presidentit te Real Madridit, Florentino Perez se nuk dëshiron ta shes Kovaçiçin të paktën jo këtë verë.

Raportohet se strategu francez ka folur me kroatin nga i cili ka kërkuar që të jetë i durueshëm dhe se do të ketë shansin të luajë më shumë në sezonin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat