Barcelona i ka ofruar mbështetje të plotë Messit pas vendimit të gjykatës

Futboll

Barcelona i ka ofruar mbështetje të plotë Messit pas vendimit të gjykatës

Më: 24 maj 2017 Në ora: 20:59
Lionel Messi

Lionel Messi dhe babi i tij u dënuan me 21 muaj burg pasi gjykata supreme spanjolle ka refuzuar apelin e argjentinasit për evazionin fiskal.

Ylli i Barcelonës dhe babai i tij ishin dënuar me 21 muaj burg për mos pagesë të 4.1 milionë eurove të tatimit nga viti 2007 deri në vitin 2009.

Pas këtij vendimi klubi katalunas i ka dal Messit në krah me një deklaratë nëpërmjet zëdhënësit të klubit Josep Vives:

“Klubi përsëritë edhe një herë përkrahjen e plotë për Leo Messin, babain Jorge Messi dhe familjen e tij. Sot (e mërkurë) presidenti i FC Barcelonas, Josep Maria Bartomeu, ka kontaktuar familjen e lojtarit për t’i komunar përkrahjen e tij. Familja ishte shumë mirënjohëse, jo vetëm për sot, por për përkrahjen gjatë gjithë procesit. Klubi do të vazhdoj të jetë përkrah Leo Messit, babait dhe familjes së tij”.

Sidoqoftë, lojtari më i mirë në botë nuk do të vuajë dënimin me burg pasi që më parë nuk është dënuar nga ligji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat