Manchester Utd fiton Europa Leaguen, siguroi vizën për në Champions

Futboll

Manchester Utd fiton Europa Leaguen, siguroi vizën për në Champions

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 24 maj 2017 Në ora: 22:41
Manchester Utd dhe Ajax

Manchester Utd është fitues i Europa League në futboll. "Djajtë e Kuq"  treguan fuqinë e tyre në përballje me Ajax-in nga Amsterdami, duke triumfuar me rezultat 2:0, në finalen e madhe që u luajt në stadiumin "Friends Arena" në Stokholm. 

Trajneri Jose Mourinho është sikurse në qiellin e shtatë për faktin se përveç që fitoi trofeun e çmueshëm siguroi edhe vizën për në Champions League. Manchester Utd pas një periudhe i kthehet garës më prestigjioze, Championsit. Futbollistët e Ajax-it u munduan me forcat e tyre, por dot që ta sfidojnë një Manchester Utd që ka yje në petkun e saj, si Pogba, Fellaini, Mata, Mkhitaryan, Rashford etj.  Skuadra angleze edhe pa sulmuesin më të mirë Zlatan Ibrahimoviç shtroi autoritetin e saj në fushë, mbrojtja në nivelin e lartë, mesfusha qarkulloi topin në mënyrë të përsosur me një sulm energjik, ndëshkuan skuadrën e mirënjohur holandeze.

Në minutën e 18-të, Paul Pogba hapi serinë e golave, duke konfirmuar se trofeu nuk do të shkojë askund tjetër përveç në Manchester. Marouane Fellaini për bukuri asistoi deri të Pogba i cili me mjeshtrin e tij kaloi në epërsi Manchester Utd. Në minutën e tretë të pjesës së dytë përkatësisht në atë të 48-tën, Ajax në një situatë të vështirë për shkak se pësuan edhe një gol dhe në anën tjetër te Manchester Utd një qetësi e siguri deri në fund të ndeshjes.

Futbollisti armen Henrikh Mkhitaryan është brenda 16-shit jo me larg se dy metra nga porta, me vetëmohim të pashoq godet dhe fërfëlloi topin në rrjetën e portierit Onana, 0:2.  Gol që vulosi edhe sfidën, pasi që Ajax nuk kishte forcë të bëjë asgjë deri në fund. Një trofe i çmueshëm për Manchester Utd, ndërsa Ajax me gjithë përpjekjet nuk e arritën të paktën të shënojnë në finalen e madhe. 

Ajax-Manchester 0:2

Stadiumi "Friends Arena", Stokholm.

Gjyqtar: D. Skomina (Sllovenia).

Shënues: POgba (18'), Mkhitaryan (48').

Kartonat e verdhë: Younes, Veltman, Riedewald - Mkhitaryan, Fellaini, Mata.

Ajaxi: Onana, Veltman, Sanchez, De Ligt, Riedewald (De Jong 82'), Klaassen, Schone (Van de Beek 70'), Ziyech, Traore, Dolberg (Campos 62') dhe Younes.

Manchester Utd: Romero, Valencia, Smalling, Blind, Darmian, Herrera, Mata (Rooney 90'), Fellaini, Pogba, Mkhitaryan (Lingard 74') dhe Rashford (Martial 84').

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat