Super Mourinho me super deklaratë pas fitores

Futboll

Super Mourinho me super deklaratë pas fitores

Më: 25 maj 2017 Në ora: 00:00
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka thënë se Manchester United tashmë ka fituar çdo trofe të mundshëm në nivel klubesh

Trajneri portugez, Jose Mourinho ka drejtuar Manchester Unitedit drejt titullit të Europa Leagues, të parin në histori të klubit.

Mourinho për këtë tha se është shumë i lumtur, pasi skuadra ka fituar të gjithë titujt e mundshëm.

“Ky është fundi i një sezoni shumë të vështirë, por një fund shumë i mirë. Ne tani jemi skuadra që ka fituar gjithçka në futboll në nivel klubesh”, tha Mourinho.

"Sot ka shumë poet në futboll, por poetet nuk fitojnë shumë tituj”, u është përgjigjur Mourinho kritikuesve të Unitedit.

“Plotësisht e merituam këtë fitore. Jam shumë i lumtur që po i shoh lojtarët duke festuar me trofe dhe tashmë unë do të shkoj në pushim”.

Ky ishte titulli i katërt evropian i Mourinhos, pas tre trofeve të tjerë të fituar me Porton (Europa Leaguen dhe Champions Leaguen) dhe Interin (Champions Leaguen).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat