Me fitoren ndaj Ajaxit, tani tifozët shqiptarë të Unitedit kanë shans jetësor për të shikuar Djajtë e Kuq nga afër

Futboll

Me fitoren ndaj Ajaxit, tani tifozët shqiptarë të Unitedit kanë shans jetësor për të shikuar Djajtë e Kuq nga afër

Më: 25 maj 2017 Në ora: 02:34
Ilustrim

Fitorja e Manchester Unitedit ndaj Ajaxit në finale të Ligës së Evropë gazoi tej mase tifozët e Djajve të Kuq, posaçërisht ata shqiptarë që jetojnë në Ballkan.

E gjitha kjo pasi me këtë rast klubi anglez ka siguruar Supërkupën e Evropës që do të luhet në Shkup.

Dhe kjo është një mundësi e madhe për tifozët shqiptarë për të parë Unitedin nga afër.

Superkupa do të luhet me 8 gusht të 2017 në stadiumin ‘Philip II Arena”.

Ndërsa kundërshtari i Man Utd do të jetë fituesi i ndeshjes në finale të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat