Mourinho: Shefat e Unitedit i dinë emrat e lojtarëve që i dua për sezonin e ri

Futboll

Mourinho: Shefat e Unitedit i dinë emrat e lojtarëve që i dua për sezonin e ri

Më: 25 maj 2017 Në ora: 05:06
Jose Mourinho

Jose Mourinho e ka bërë të qartë se biznesi i transferimeve tash është në duart e drejtorit Ed Woodward, të cilit ai ia ka bërë të ditur emrat e lojtarëve që i dëshiron para dy muajsh.

Djajtë e Kuq e fituan Ligën e Evropës dhe në këtë mënyrë siguruan edhe rikthimin në Ligën e Kampionëve, pas fitores prej 2-0 kundër Ajaxit në Stokholm.

“Ed Woodward e di se çfarë dua, qe dy muaj i kam treguar, tash varet nga ai, nga pronarët dhe njerëzit që punojnë me të. Prandaj unë vetëm do të pres”.

“Mirëpo, tash e një kohë nuk do të mendoj për futbollin”, ka deklaruar Mourinho për BT Sport.

Duhet përmendur se Mourinho vuri rekord me këtë triumf duke u bërë trajneri i vetëm që e ka fituar nga dy herë Ligën e Evropës dhe Ligën e Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat