De Biasi nuk e fton Xhakën për dy ndeshjet e radhës

Futboll

De Biasi nuk e fton Xhakën për dy ndeshjet e radhës

Më: 25 maj 2017 Në ora: 05:59
Taulant Xhaka dhe De Biassi

Taulant Xhaka nuk do të jetë pjesë e kombëtares shqiptare, të paktën ky vendim është marrë nga Gianni De Biasi për dy takimet e ardhshme.

Përzgjedhësi i Shqipërisë më herët ka pasur një mosmarrëveshje me mesfushorin e Baselit, me ç’rast të dy kanë shkëmbyer replika të ashpra në media pas takimit me kombëtaren italiane, derisa Xhaka vendosi të largohet nga kuqezinjtë.

Kombëtarja po përgatitet të luajë dy takime, një miqësore ndaj Luksemburgut dhe një kualifikuese përballë Izraelit.

E gjitha kishte ndodhur në pas ndeshjes ndaj Italisë, kur mesfushori e kishte shprehur pakënaqësinë për minutazhin që i jepte trajneri.

Asokohe të dy palët e treguan versionin e tyre të ngjarjes, ndërsa nëse raportimi është i vërtetë, atëherë duket se strategu italian nuk e ka harruar veprimin e Xhakës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat