Reali zgjedh fanellën me të cilën do të luajë në finale

Futboll

Reali zgjedh fanellën me të cilën do të luajë në finale

Më: 25 maj 2017 Në ora: 08:50
Real Madrid

‘Los Blancos’ kanë publikuar fanellat e finales së 3 qershorit.

Real Madridi do të ndeshet me Juventusin në finalen e Ligës së Kampionëve, ku do të kërkojnë titullin e 12-të në histori të këtij kompeticioni.

Pasi që Juventusi është shortuar si skuadër vendase në këtë takim, do të luajë me fanellat tradicionale bardhezi, derisa Reali është dashur të gjejë një alternativë tjetër.

Kësisoj, kampionët e rinj të Spanjës, kanë vendosur që të luajnë me fanellën e tyre të tretë.

Skuadra e Zidane do të paraqitet me ngjyrën vjollcë dhe jo të zezë siç ishte menduar në fillim nga mediat spanjolle.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat