Gratë dhe motrat e lojtarëve të Vëllaznimit, ja pse festojnë!

Futboll

Gratë dhe motrat e lojtarëve të Vëllaznimit, ja pse festojnë!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 maj 2017 Në ora: 12:37
Festa e grave dhe motrave të lojtarëve të Vëllaznimit

Na kujtohet një deklaratë e ish-trajnerit të Vëllaznimit të Gjakovës, Ibrahim Domi, kur thoshte: “Vëllaznimi ka qenë si kombëtare”. Ashtu edhe e ndjejnë sot në qytetin e Gjakovës. Klubi kuqezi pas një periudhe rikthehet  në elitën e futbollit. Por futbollistëve si heronj që e kthyen ekipin aty ku e ka vendin, iu është bërë një befasi e madhe. Një festë e paharrueshme, ku shihen gratë dhe motrat e lojtarëve, të veshur me ngjyrën tradicionale kuqezi.

“Në foto jemi gratë  e lojtarëve dhe motrat e lojtarëve, ju kemi përgatitur një befasi për shkak të hyrjes në Superligë, që e kanë arritur me mund dhe sakrificë”, ka thënë për gazetën kombëtare “Bota sot” Matilda Muhaxhiri, ndryshe bashkëshortja e portierit të mirënjohur gjakovar, Altik Muhaxhiri. Një javë para se të bie perdja në Ligën e Parë të Kosovës, Vëllaznimi kryeson me 65 pikë, aq sa ka edhe klubi tjetër kuqezi, Flamurtari i Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat