Në ora 14.00 përfaqësuesja e futbollit zviceran do udhëtojë me autobus drejt Gjenevës për finalen e Kupës. Vetëm gjashtë lojtarë mund të qëndrojnë në hotel dhe mes tjerash edhe Xherdan Shaqiri, shkruan “Blick”.
Ky ndryshim ka ardhur pasi është vendosur që lojtarët zviceranë të ndjekin Finalen e Kupës mes Sionit dhe Baselit.
Lojtarët që bëjnë tifo për Sionin janë Edimilson Fernandes dhe Leo Lacroix; ndërsa për Baselin janë ish fraksioni Yann Sommer, Timm Klose, Fabian Frei dhe Breel Embolo. Shaqiri nuk do mund të udhëtojë për shkak të Allstar-Game të sponsorizuesit të përfaqësueses zvicerane VW.
Krahas Shaqirit në Allstar-Game do marrin pjesë Gregor Kobel, Steven Zuber (të dy ish GC), Admir Mehmedi, Anto Grgic (të dy ish FCZ) dhe Florent Hadergjonaj (ish YB)./Bota sot