Lamtumira e Tottit

Futboll

Lamtumira e Tottit

Më: 25 maj 2017 Në ora: 14:30
Francesco Totti

Francesco Totti ka konfirmuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se kjo fundjavë do të jetë e fundit për të si futbollisti i Romës.

“Roma-Genoa, e diel, 28 maj 2017, hera e fundit në të cilën mund të vesh fanellën e Romës. Është e pamundur të shpreh në pak fjalë të gjithë atë që këto ngjyra kanë përfaqësuar, përfaqësojnë dhe do të përfaqësojnë për mua. Gjithmonë.

Vetëm ndjej se dashuria ime për futbollin nuk kalon, është një pasion, pasioni im. Është aq e thellë sa nuk mund të mendoj se mund të ndalem ndonjëherë së ushqyeri atë. Asnjëherë. Nga e hëna jam i gatshëm të rifilloj, jam gati për një sfidë të re”, shkruan Totti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat