Sulmuesi kroat vazhdon kontratën me Juven

Futboll

Sulmuesi kroat vazhdon kontratën me Juven

Më: 25 maj 2017 Në ora: 22:54
Mario Manduzkiç

Sulmuesi kroat nuk do të largohet nga kampionët e Italisë.

Mario Manduzkiç që ka qenë një ndër më të mirët gjatë këtij sezoni me Juventusin, ka përfunduar në radarin e skuadrave të tjera. Spekulimet e fundit ku flitej për një kalim të mundshëm të tij në Turqi, kanë alarmuar drejtuesit e Juves që kanë bërë gati kundërpërgjigjen duke rinovuar menjëherë me kroatin.

Në këtë mënyrë janë mbyllur përfundimisht aludimet për një largim të mundshëm të tij drejt Turqisë, ku Galatasaray dhe Besiktas kishin bërë ofertat e tyre.

Mandzukic ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2020 me kampionët e Italisë, duke treguar edhe besimin e madh që drejtuesit kanë te aftësitë e tij. Me kontratën e re kroati do të përfitojë edhe një rritje page.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat