Finalja, Hajvalia – Kosova (P) luhet të mërkurën

Futboll

Finalja, Hajvalia – Kosova (P) luhet të mërkurën

Më: 26 maj 2017 Në ora: 15:45
Pamje nga një ndeshje

Ndeshja finale e Kupës së Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave ndërmjet Hajvalisë dhe Kosovës së Prishtinës, do të zhvillohet më 31 maj, në orën 13:00, në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, para ndeshjes finale të Digitalb Kupës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve ndërmjet Besës dhe Llapit.

Kjo ndeshje pritet me kërshëri ndërmjet këtyre dy skuadrave që lakmojnë trofeun e Kupës së Kosovës, por vështirë është të parashikohet se cila është më afër qëllimit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat