Cana njihet jo vetëm si lojtar i madh

Futboll

Cana njihet jo vetëm si lojtar i madh

Më: 26 maj 2017 Në ora: 17:16
Lorik Cana

Ai i ka varur këpucët në gozhdë që pas Evropianit të Francës, por vazhdon që të “luajë” jashtë fushe. Po flasim për kapitenin legjendar të kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i cili gjithçka e bën me pasionin dhe energjinë që përcillte edhe në fushë. Atë e sheh në aktivitete të ndryshme, por më së shumti duke bërë rolin më të preferuar, atë të babait. Familja dhe puna janë dy gjëra të cilat gjakovari nuk i ka ndarë kurrë në jetën e tij, raporton telesport. Kështu, në pritje të ndeshjes së lamtumirës, ai po punon me diçka që do t’i lidhë edhe më fort.Para fjalëve të fundit në stadium, Cana do të përpiqet të përshëndesë tifozët me një film në versionin e dokumentarit. Ai ndodhet në Shqipëri prej muajsh jo vetëm për të ndjekur kurset si trajner, por edhe për të xhiruar pjesë të filmit në formë intervistash dhe jo vetëm. Legjenda kuqezi do të prekë të gjitha fazat e jetës dhe karrierës dhe e gjitha do të përgatitet nga “Digitalb”. Realizimi padiskutim që do të jetë fantastik, sepse Cana njihet jo vetëm si lojtar i madh, por edhe si një mjeshtër i pashoq para kamerave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat