Berisha te Atalanta, Lazio merr Petagnën

Futboll

Berisha te Atalanta, Lazio merr Petagnën

Më: 27 maj 2017 Në ora: 13:20
Etrit Berisha

Atalanta është shumë pranë blerjes përfundimtare të kartonit të Etrit Berishës. Klubi bergamask është i kënaqur me paraqitjen e portierit të kombëtares shqiptare, i cili i huazua nga Lazio në fillim të sezonit.

Mirëpo bisedimet në ditët e fundit janë vështirësuar jo pak, pasi presidenti i Lazios Lotito, kërkon të përfitojë nga shitja e Berishës për të mbërritur te sulmuesi i ri i Atalantës Petagna. Cmimi i e kartonit të 28-vjecarit kuqezi është fiksuar në 5 milionë euro, ndërkohë që numri një i klubit bardhekaltër ofron përvec Berishës edhe 7 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit që është grumbulluar nga Ventura në kombëtaren italiane.

Sido që të mbyllen bisedimet, e ardhmja e Berishës duket se do të viojojë të jetë në Bergamo, ku sezonin e ardhshëm do të luajë edhe në Europa League.

Berisha ka meritë të vecantë në formën që tregoi Atalanta në këtë sezonm teksa siguroi vendin e pestë.

Ka zhvilluar në total 26 ndeshje në Serinë A dhe 1 në Kupën e Italisë dhe gjithmonë është vlerësuar pozitivisht për paraqitjet e tij.

Bergamaskët kanë fituar siguri me Berishën në portë, ndaj do të përdorin të gjitha kartat për ta blerë nga Lazio, ku po gjatë këtij sezoni shpërtheu një tjetër, shqiptar, Thomas Strakosha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat