Florent Hadergjonaj: Idoli im është Valon Behrami, shumë ndjenjë e bukur të jesh pjesë e Zvicrës

Futboll

Florent Hadergjonaj: Idoli im është Valon Behrami, shumë ndjenjë e bukur të jesh pjesë e Zvicrës

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 27 maj 2017 Në ora: 13:48
Florent Hadergjonaj

Zvicra ka filluar stërvitjet në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Rusi 2018. Ajo do përballet me Bellorusinë në 1 qershor dhe interesante është se përherë të parë do kenë mundësinë të tregojnë talentin pesë lojtarët të rinj. Mes tyre edhe Florent Hadergjonaj nga Kosova, shkruan “Blick”. Në lidhje me këtë Hadergjonaj shprehet edhe për idolin e tij:

“Është shumë ndjenjë e bukur që të jesh pjesë e Zvicrës për herë të parë. Më kujtohet goli i Valon Behramit kundër Turqisë më 2005 në kualifikueset për KB 2006. Ishte një gol shumë i rëndësishëm dhe ende e kujtoj”, transmeton botasot.info.

Përndryshe Hadergjonaj ishte pjesë e Ingolstadtit, por nuk arritur të sigurojë mbijetesën edhe për një vit në kampionatin gjerman. Për të ka pasur interesim edhe Shqipëria dhe Kosova./Bota sot/

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat