Shokon Totti: Më detyruan të ndalem

Futboll

Shokon Totti: Më detyruan të ndalem

Më: 27 maj 2017 Në ora: 14:26
Kapiteni legjendar i Romës, Totti

Kapiteni legjendar i Romës ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një darke të përbashkët, në të cilën ra në sy mungesa e trajnerit Luciano Spalletti.

Sipas Totti-t, ai nuk ka dashur të tërhiqej nga futbolli por është detyruar të “dali në pension”.

“Ka qenë një periudhë e vështirë, muaj të vështirë. Do të dëshiroja t’ju ndihmoja më shumë, por e dini se si shkuan gjërat. Ata më detyruan të ndalem. Nuk mund ta besoj ende faktin që s’do ta veshi më fanellën e Romës”, është shprehur legjenda e Romës, i cili gjithashtu ka shprehur falënderimet e tij për mbështetjen që i është dhënë nga skuadra.

Gjatë dy viteve të fundit minutat në të cilat Totti aktivizohej kanë qenë gjithmonë dhe më të pakta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat