Fenomeni përgjigjet në pyetjen Messi apo Ronaldo

Futboll

Fenomeni përgjigjet në pyetjen Messi apo Ronaldo

Më: 27 maj 2017 Në ora: 18:28
Lionel Messi/Ronaldo/Cristiano Ronaldo

Pyetja më e shpeshtë sot në futboll, i është bërë edhe fenomenit brazilian, Ronaldos.

Dy herë fituesi i Topit të Artë, është përgjigjur në pyetjen nëse më i mirë është Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo.

Fenomeni për dallim nga të tjerët, e ka pasur të vështirë t’i ndajë, duke i cilësuar të dytë fantastikë.

“Të dy janë fantastikë”, u përgjigj fillimisht fenomeni kur u pyet nëse më i mirë është Messi apo Ronaldo.

“Messi është më shumë argëtues me topin në këmbë, lëvizjet dhe gjithçka. Por numrat e Ronaldos nuk mund të injorohen. Kjo është një përballje mizore. Të dy janë të shkëlqyeshëm dhe meritojnë respekt”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat