Montella: Donnarumma do rinovojë

Futboll

Montella: Donnarumma do rinovojë

Më: 27 maj 2017 Në ora: 18:52
Montella dhe Donnarumma

Te Milani mëngjesin e të Shtunës u zgjuan me cështjen Donnarumma pas deklarateve të menaxherit Mino Raiola, por për të ulur disi tonet dhe për të qetësuar tifozët kuqezinj ka menduar trajneri Vincenzo Montella që disa orë më pas, në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Cagliarit i ka siguruar të gjithë se portieri i talentuar do të vazhdojë të jetë pjesë e Milanit. Në krahun tjetër Mino Raiola meanxheri i lojtarit ka nënvizuar se me parameter zero ai nuk largon askënd, duke shtuar gjithashtu se kurrë nuk ka thënë që Donarumma nuk dëshiron të rinvojë me Milanin, rinovim që sipas trajnerit Montella do të vijë.

” Gigio është një pasuri për klubin dhe mbi të gjitha një pasuri dhe një siguri për skuadrën. Donarumma është një lojtar i pashitshëm për ne. Shpresoj që djaloshi të rinovojë sa më shpejt në mënyrë që të shkojë i qetë me pushime”.

Për të ardhmen e tij Montella nuk ka dyshime pasi ka marrë konfirmimin nga drejtuesit që do të jetë ai trajneri i Milanit edhe sezonin e ardhshëm. Me vendin e 6-të matematikisht të arritur, trajneri italian i bëri edhe një bilanc sezonit të kuqezinjëve.

” A kisha frikë se nuk do ta arrinim dot kualifikimin në kompeticionet europiane? Jo aspak, madje përpara disa javësh kisha bindjen se do ta përfundonim sezonin në vendin e 4-t. Mendoj se kemi zhvilluar një sezon pozitiv. Kemi patur një grup të bashkuar dhe futbollistë që kanë dhënë shpirtin në fushë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat