Josa: Situata është shumë dramatike

Futboll

Josa: Situata është shumë dramatike

Më: 27 maj 2017 Në ora: 20:55
Mirel Josa

Trajneri i tiranës, Mirel Josa i zhgënyer për rëninen nga kategoria deklaroi se:

“Nuk kam fjalë të diskutoj mbi këtë cështje. E patë vetë situata në dhomat e zhveshjes ishte shumë dramatike, smë mbetet gjë tjetër vecse të lirojmë psikologjikisht, këto djem. Unë dhe sfati im do të marrë pjesën tonë të fajit, por pjesa tjetër e fajit u takon drejtuesve. Më vjen keq për djemtë për këtë fanellë dhe për Tiranën. Nuk duhet të kishim arritur në këtë pikë që dy skuadra legjendare si Tirana dhe Vllaznia të luftonin për mbijetesën. Vllaznia bëri detyrën sepse luante për vete, nuk kam realisht cfarë të them. Në pjesën e parë ishim në vështirësi por as në pjesën e dytë nuk gjetëm hapësirat e nevojshme për të ndëshkuar Vllazninë. Unë në këto momente nuk mendoj fare për finalen e Kupës, do të bisedoj me klubin me lojtarët për të parë në cfarë gjëndjeje janë për të ndihmuar nga ana psikologjike. Nuk e kisha menduar kurrë finalen e Kupës së Shqipërisë, përpara se të siguronin edhe matematikisht mbijetesën gjë që se arritëm dot”.

Ndricim Shtubina, i lumtur për qëndrimin në Superiore, tha se:

“Se kisha imagjinuar se do të vinim në këtë gjëndje, nuk më ka zënë gjumi natën, blemë lojtarë të huaj për të na cuar në Europë por ata na cuan në këtë lloj gjëndjeje dhe në fund ishim vetë ne shkodranët që e zgjidhëm situatën. Më vjen keq që u rrëzua Tirana nga kategoria sepse nuk e di sesi do të jetë kategoria Superiore pa Tiranën, por futbolli ky është.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat