Goli i anuluar i Vardy-t që i kushtoi Leicester-it 6.5 milionë €

Futboll

Goli i anuluar i Vardy-t që i kushtoi Leicester-it 6.5 milionë €

Më: 27 maj 2017 Në ora: 23:20
Ilustrim

Goli i Leicester City i anuluar pa të drejtë në ndeshjen e fundit të sezonit i kushtoi klubit 6.5 milionë euro, kështu zbulojnë mediat angleze. Shifrat e porsa publikuara tregojnë se sa shumë ka përfituar çdo ekip i Premier League në sezonin që sapo u mbyll falë të drejtave televizive, dhe bonuseve të tjera në bazë të paraqitjes.

Leicester City ka fituar një total prej 140 milionë euro pasi u pozicionua në vend të 12-të pas barazimit 1:1 ndaj Bournemouth në ditën e fundit të sezonit.Shifra ishte e përbërë nga 100 milionë euro të të drejtave televizive, 20 milionë euro të fituara nga transmetimet teksa janë shfaqur plot 16 herë gjatë sezonit drejtpërdrejtë në televizion dhe 20 milionë euro të tjera bonus për pozicionin e arritur në kampionat.

Por kjo shifër mund të kishte qenë më e madhe nëse goli i anuluar do të ishte quajtur pasi Dhelprat do të ishin pozicionuar në vend të 9-të duke përfituar 6.5 milionë euro më tepër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat