Barcelona ngre lart Kupën e Mbretit

Futboll

Barcelona ngre lart Kupën e Mbretit

Më: 28 maj 2017 Në ora: 05:16
Barca triumfon

Barcelona evitoi një sezon pa trofe pasi mundi të rrëmbejë Kupën e Mbretit pasi mundi në finale 3-1 Deportivo Alaveshin. Për herë të 29 katalanasit triumfuan në këtë trofe duke e zgjidhur pa shumë probleme këtë finale, falë dhe yjeve të saj Neymar e Messi që shënuan të dy në këtë finale. Blaugranat kaluan përpara me golin e tyre të zakonshëm, që erdhi pas një sërë kombinimesh, që Mesi i finalizoi në fundin e rrjetës.

Image

Alavesh megjithatë tregoi se nuk do të ishte thjesht vizitor në këtë finale duke barazuar shpejt me Hernandez.

Gjithsesi entuziasmi i Deportivos mori fund para pushimit me Neymar që dërgoi në rrjetë një aksion të nisur po vetë.

Alavesh u bë vërtetë për dush të ftohtë në minutën e 3-të të shtesës kur aishte Alcacer që vulosi suksesin e blaugranave në vetëm 45 minuta duke i dhuruar dhe Kupën e 29-të në histori blaugranaver në ndeshjen e fundit në stol të Luis Enriques.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat