Pasi fitoi Ligën e Evropës, Ibra tregon skuadrën për sezonin e ri

Futboll

Pasi fitoi Ligën e Evropës, Ibra tregon skuadrën për sezonin e ri

Më: 28 maj 2017 Në ora: 08:41
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic duket se ka vendosur të qëndrojë te Manchester United.

Sipas informacioneve të fundit të “Daily Mail”, suedezi ka kërkuar që të vazhdojë kontratën edhe për një vit.

Ai ka refuzuar ofertat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga të cilat ishte vërshuar pas lëndimit që e pësoi.

Triumfi i Unitedit në Ligën e Evropës dhe pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve në sezonin e ri, ka bërë që Ibra të kërkojë qëndrimin në “Old Trafford”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat