Mision i përmbushur për Luftëtarin

Futboll

Mision i përmbushur për Luftëtarin

Më: 28 maj 2017 Në ora: 12:48
Luftëtari

Mision i përmbushur! Luftëtari përfundimisht në vendin e katërt dhe me mundësi reale për të luajtur në Europa League sezonin e ardhshëm. Të gjithë duhet të ngrihen në këmbë për një “Standing avation” për “hirushen” e kampionatit, skuadrën që ndoshta u mësoi edhe të mëdhave sesi luhet futbolli, për të fituar dhe kënaqur edhe tifozët. Askush nuk i mori në konsiderante “bluzinjtë” në fillim të sezonit, e ndoshta ky ka qenë avantazhi më i madh i skuadrës së Mlladen Milinkovic. Trajneri serb diti të përcojë te futbollistët idetë e tij për një futboll spektakolar, për të cilin vlen shprehja emblematike “mjafton të shënoj një gol më shumë se kundërshtari”.  Vetëm Korabi i vendit të fundit ka pësuar me shumë se Luftëtari, por është fakt se ekipi gjirokastrit edhe pse me bilanc negativ sa i përket golaverazhit të përgjtihshëm, ka lënë pas në renditje plot 6 ekipe. Në një sezon ku ankesat apo akuzat ndaj gjyqtarëve kanë kaluar cdo limit, Luftëtari ka qenë ndoshta ekipi më i dëmtuar nga njerëzit që japin drejtësi në fushë, megjithatë më u ankuar, por duke punuar me profesionalizëm, mundi të klasifikohej mes katër skuadrave të mira të Superiores. Te një grup i mrekullueshëm lojtarësh, spikatën golashënuesit Bregu e Reginaldo, mbrojtësi Boyom, mesfushorët Rroca e Ramadani, e mes shumë të tjerësh Kristal Abazaj, një futbollist i talentuar që fitoi edhe grumbullimin në përfaqësuesen e shpresave të Shqipërisë.

Cfarëdo që të ndodhë në finalen e Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Tiranës, që do të zhvillohet më 31 maj, Luftëtari e ka fituar trofeun e skuadrës surprizë të këtij sezoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat