Gabigol huazohet te Las Palmas?

Futboll

Gabigol huazohet te Las Palmas?

Më: 28 maj 2017 Në ora: 16:28
Gabriel “Gabigol” Barbosa

Interi mund të huazojë Gabriel “Gabigol” Barbosa tek skuadra nga La Liga, Las Palmas ose Sampdoria pasi nuk arriti të bëjë ndikimin e tij përkundër transferimit në vlerë prej 29.5 milionë eurosh.

Nerazzurët fituan një luftë ofertash me klube të ndryshme të madha evropiane, duke përfshirë Juventusin, Real Madridin dhe Barcelonën verën e kaluar kur nënshkruan me 20-vjeçarin nga Santosi.

Megjithatë, ai ka luajtur vetëm 111 minuta të Serie A në nëntë ndeshje, pa asnjë ndeshje si titullar, teksa shënoi një gol.

Ndeshja e tij e vetme si titullar ishte në Kupën e Italisë, ku luajti 72 minuta kundër Bolongas më 17 janar.

Gabigol është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e fundit, sot (e diel) ndaj Udineses për shkak të arsyeve disiplinore, pasi ai dhe Joao Mario sulmuan stolin në minutat e fundit të fitores së tyre 3-1 në Lazio, kur zëvendësimet ishin përfunduar.

Sipas Sky Sport Italia, Las Palmas janë të etur për të marrë Gabigolin në huazim sezonin e ardhshëm, ndoshta edhe me një mundësi blerje.

Sampdoria është gjithashtu një opsion, mbi të gjitha nëse Interi përdor brazilianin si pjesë e shkëmbimit për sulmuesin çek, Patrik Schick.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat