Liria fitoi 9:1, mbetet në elitë

Futboll

Liria fitoi 9:1, mbetet në elitë

Nga: K. Goca Më: 28 maj 2017 Në ora: 18:20
FC Liria

Skuadra e Lirisë nga Prizreni siguroi ekzistencën në ndeshjen e javës së fundit, duke e demoluar me rezultat 9:1 Hajvalinë, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ në Prizren.

Vendasit nuk treguan fare respekt për të fundosurit, duke e mbushur portën e tyre. Hajvalia përshëndetet nga elita me vetëm 7 pikë apo është në fund të renditjes, kurse Liria zuri vendin e tetë me 37 pikë të mbledhura. Në barazh do të luajnë Ferizaj e Drita, kurse Trepça e Hajvalia janë përshëndetur nga elita. Në barazh Drita do të luaj me Dukagjinin dhe Ferizaj me Vllazninë nga Pozhorani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat