Agjenti këshillon Interin: Di Maria nuk është lojtar i ndeshjeve të mëdha

Futboll

Agjenti këshillon Interin: Di Maria nuk është lojtar i ndeshjeve të mëdha

Më: 28 maj 2017 Në ora: 20:27
Angel di Maria

Agjenti Oscar Damiani i ka kërkuar Interit që t’i shmang transferimin e anësorit të PSG-së, Angel di Maria.

Reprezentuesi argjentinas është në dilema për ta ardhmen e tij dhe ka qenë i lidhur me Interin, së bashku me Barcelonën e Leo Messit.

Megjithatë, agjenti i njohur Damiani e ka këshilluar Interin që të shmang transferimin e Di Marias, pasi sipas tij nuk e bën diferencën në ndeshje të mëdha.

“Unë nuk jam një admirues i madh i Di Marias dhe për Interin, nuk do të veja bast për atë”, ka thënë fillimisht Di Maria për Tuttomercatoweb.

“Ai është një lojtar i mirë, por nuk mendoj se ai është në gjendje të zgjidhë problemet aktuale të Interit”, përcjell Interin.

“Nuk mendoj se ai është pjesë e lojtarëve shumë të mëdhenj, sepse ai kurrë nuk dinte se si të bënte diferencën në ndeshje të rëndësishme”, përfundoi agjenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat