Milani vë Baccan në shitje, Arsenali dhe Sevilla pas tij

Futboll

Milani vë Baccan në shitje, Arsenali dhe Sevilla pas tij

Më: 29 maj 2017 Në ora: 22:12
Carlos Bacca

AC Milan janë duke u përgatitur për të shitur sulmuesin Carlos Bacca këtë afat kalimtar të verës.

Sipas Corriere dello Sport, disfata e së dielës në Cagliari ishte ndeshja e fundit e sulmuesit kolumbian për Milanin.

Reprezentuesi kolumbian do të shitet përfundimisht, me Sevillan dhe Arsenalin që janë dy destinacione të mundshme për sulmuesin.

Arsenali thuhet se ka dërguar skautë për të shikuar nga afër Baccan javën e kaluar, pasi menaxheri Arsene Wenger kërkon të shtoj cilësinë e opsioneve të sulmit të tij.

Ndërkohë, Bacca ka vizituar rregullisht ish-klubin e tij Sevillan këtë sezon, duke ushqyer thashethemet që flasin për një kthim të tij gjatë verës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat