Juventus apo Real? Ju tregon Emerson

Futboll

Juventus apo Real? Ju tregon Emerson

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 06:26
Braziliani Emerson

Emerson shpreson se Juventus do ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Braziliani Emerson është një nga futbollistët e pakët që ka pasur mundësinë të luajë në Juventus dhe Real Madrid gjatë karrierës së tij.

Por, ai ka favoritin e tij për finalen e Ligës së Kampionëve, ku shpreson se Juventus në fund do të shpallet kampion.

“Do ta mbështes Juventusin për një arsye: Mendoj se ata e meritojnë për atë që kanë bërë muajt e fundit dhe jo vetëm në Ligën e Kampionëve”, tha Emerson për Globoesporte.

“Juventus në finale ka arritur shumë e fortë, më me shumë vetëbesim dhe e rrezikshme në momente të ndryshme. Nuk do të jetë e lehtë, sepse Real Madrid është skuadër e komplikuar”.

Juventus dhe Real Madrid do të takohen këtë të shtunë në finale të Ligës së Kampionëve, e cila do të zhvillohet në Cardiff të Uellsit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat