Mbrojtësi i Wolfsburgut Ricardo Rodriguez ka arritur në Itali për testet mjekësore të Milanit dhe për të kompletuar transferimin prej 15 milionë eurosh.
24-vjeçari me të aterruar në Malpensa ka thënë se është i lumtur me transferimin te Milani.
“Jam i lumtur, po. Akoma s’kam folur me Vincenco Montellan”, ka thënë ai shkurt për mediat.
Ai do të kompletojë kalimin te italianët gjatë ditës së nesërme.