Pele “thumbon”: Dybala, jo aq i mirë sa thonë

Futboll

Pele “thumbon”: Dybala, jo aq i mirë sa thonë

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 15:44
Paolo Dybala

Pele kritika në drejtim të Paolo Dybala. Legjenda e futbollit brazilian, nuk ka nguruar të lëshojë vërejtje në drejtim të sulmuesit të bardhezinjve. Sipas Pele, argjentinasi është një futbollist cilësor, por jo sa aq sa për të cilësuar atë si të jashtëzakonshëm. Ai shkon edhe më tej, duke deklaruar se krahasimet se ai është Maradona i ri janë të pavënda.

“Dybala nuk është ai që njerëzit thonë. Sigurisht që është një sulmues i mirë, por jo i një niveli të madh. Thonë që ai është trashëgimtari i Maradonës, por edhe këtu e kanë gabim, sepse e vetmja gjë e përbashkët që ka Dybala me Maradonën është se të dy godasin më kembën e majtë.”

Tre herë kampioni i Botës, Pele nuk i ka kursyer aspak kritikat në drejtim të 22-vjecarit, i cili me fanellën e Argjenintës në 7 paraqitje ende nuk ka arritur të realizojë golin e tij të parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat