Lindelof përforcon Manchester Utd

Futboll

Lindelof përforcon Manchester Utd

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 12:34
Victor Lindelof

Manchester United pritet të jetë aktiv në këtë afat kalimtar për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm, ku do të marrë pjesë edhe në Champions League.

Jose Mourinho ka transferuar mbrojtësin e Benficas, Victor Lindelof për 45 milionë euro, i cili pasi kreu testet mjekësore ka nënshkruar kontratë me ‘Djajtë e Kuq’, për t’u bërë transferimi i parë i tyre në këtë afat kalimtar.

“Victor është një futbollist shumë i talentuar që ka një të ardhme të ndritur para vetes me klubin e Manchester United”, ka deklaruar Mourinho pas zyrtarizimit të transferimit të 22-vjeçarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat