Ranieri nuk mërzitet çfarë thonë të tjerët

Futboll

Ranieri nuk mërzitet çfarë thonë të tjerët

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 14:11
Claudio Ranieri

Claudio Ranieri sezonin e ri do ta kalojë me Nantes, në bankën e të cilës do të zëvendësojë Sergio Conceicao.

“Ende nuk është zyrtare, ende nuk kam nënshkruar asgjë, por ekziston marrëveshja me presidentin”, ka thënë italiani, i cili është në pritje të lejes së Francës për të drejtuar skuadrën, pasi që është më i vjetër se 65 vjeç.

Në krye të Nantes është ish-deputeti francez Raymond Domenech, i cili ka krijuar pak probleme.

“Do të punoj me profesionalizëm dhe i fokusuar, andaj nuk mërzitem shumë se çfarë thonë të tjerët. Ndërsa kur flas për Domenech, ai ishte gjithmonë bizar”, tha Ranieri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat